Lecce u mbajt mirë deri në minutën e 53’, kur Paulo Dybala shënoi golin e epërsisë për ‘Zonjën e Vjetër’, përcjell lajmi.net.

Cristiano Ronaldo nga penalltia shënoi për 2:0, ndërsa dy golat tjerë për Juventusin u shënuan nga Gonzalo Higuain dhe Matthijs de Ligt.
Ata që shikuan ndeshjen, ende mbajnë mend një dështim të Cristiano Ronaldos, i cili gjeti vetën para portierit të Lecces në pjesën e parë.
Ronaldo, bëri një lëvizje të mirë duke i ikur mbrojtjes së mysafirëve, por, edhe pse ishte i vetëm përballë portierit, goditja e tij me kokë nuk ishte as afër kuadratit të portës./Lajmi.net/
Juventus 0 – 0 Lecce – Ronaldo big miss 41′ from r/soccer

