Me kampionët e konfirmuar (Bayern Munich), dhe me Borussia Dortmund në vend të dytë, të hapura për xhiron e fundit kanë mbetur dy pozitat tjera që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, pozitat tre dhe katër.

RB Leipzig, Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen, mbesin në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Interesante do të jetë edhe lufta për mbijetesë, me Dusseldorf dhe Werder Bremen që po kërkojnë pozitën e 16-të, që mundëson Play Offin, një mundësi më tepër për të siguruar një vend në Bundesligë për sezonin e ri.
Fortuna Dusseldorf, pjesë e së cilës është Valon Berisha, renditet në vendin e 16-të, dhe luan në udhëtim te Union Berlin, ndërsa Werder Bremen i Milot Rashicës, në shtëpi pret Koln.




