Drejtuesit e Romës kanë vënë në shitje Cengiz Under i cili është një nga lojtarët që do të sillte plusvalencë madje kanë përcaktuar edhe çmimin e kartonit të tij.

I blerë për 15 milionë euro në 2017-ën tani sulmuesi turk do të largohet për të paktën 25 milionë euro dhe admiruesit e tij nuk mungojnë që nga Juventusi, Tottenham, Arsenal dhe Atletico Madrid.
Në 67 paraqitje te Roma, Under ka shënuar 13 gola.

