Ylli i skuadrës së Atletico Madrid, Costa, ka përfunduar në radarin e ‘Giallorossi’, para merkatos së verës.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Costa është objektivi kryesor i Romës, transmeton lajmi.net.
Gjiganti italian, i cili ishte afër nënshkrimit me Costa edhe në vitin 2013 edhe në vitin 2018, është duke planifikuar të rikthejë interesimin te lojtari gjatë kësaj vere.
Costa ka humbur pozitën e tij të titullarit në ‘Wanda Metropolitano’, duke luajtur në vetëm 13 ndeshje të La Liga me ‘Los Rojiblancos’.
Mbetet të shihet se cila do të jetë shuma që Atleti do të kërkojë për reprezentuesin e Spanjës, dhe sa Roma mund të ofrojë për kartonin e tij. /Lajmi.net/

