Chris Smalling, anëtari i Manchester United që aktualisht luan si i huazuar te Roma, ka fituar pëlqimin e drejtuesve të klubit italian.

‘Corriere della Sera’ shkruan se Roma nuk është e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar nga United, por ka një plan tjetër, transmeton lajmi.net.
‘Giallorossi’ do të kontaktojnë ‘Djajtë e kuq’ për të negicouar me shpresën që të mbyllin disi hapësirat e lëna mes ofertës dhe kërkesës.
Manchester United duan 28 milionë euro për kartonin e mbrojtësit anglez. /Lajmi.net/

