Rodriguez ndërron skuadër, mbetet në Serie A

Sipas SportItalia, negociatat kanë arritur në një fazë finale duke ndjekur edhe takimet e ditës së sotme mes drejtuesve të skuadrave dhe agjentit të Rodriguez.

Torino është pajtuar të rrisë ofertën e tyre nga dy milionë euro në afër tre milionë, përcjell lajmi.net.

Lojtari gjithashtu ka arritur marrëveshje personale dhe dëshiron të punojë me trajnerin Marco Giampalolo, me të cilin kaloi një periudhë të shkurtër te Milan.

Rodriguez kaloi muajt e fundit në huazim te PSV në Holandë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close