Duke folur për Betfair,Rivaldo tha se shoku i tij brazilian do të jetë në gjendje të rizblulojë formën më të mirë te Chelsea, me të cilën skuadër vazhdon të jetë i lidhur për një transferim.

“Pas një sezoni e gjysmë te Barcelona dhe një tjetër te Bayern Munich pa arritur të ketë të njëjtin sukses që pati te Liverpool, besoj se kjo mundësi që Philippe Coutinho të vazhdojë karrierën te Chelsea duket e mirë”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell lajmi.net.
Coutinho te Liverpool ka shijuar momentet më të mira të karrierës, duke shënuar 54 gola dhe asistuar 45 herë, para se të transferohej për 160 milionë euro te Barcelona.
Lojtari tani është i huazuar te Bayern Munich, por pala gjermane nuk duket e gatshme të shpenzojë për transferimin e tij të përhershëm./Lajmi.net/

