Ribery fton Gotzen dhe Mandzukicin te Fiorentina

Ylli francez, Ribery, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Fiorentina, ka ftuar Mario Gotzen dhe Mario Mandzukicin t’i bashkohen te ‘Viola’.

Ribery, Gotze e Manduzkic kanë qenë shokë skuadre te Bayern Munich, ku korrnin suksese të mëdha.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, francezi po bënë punë aktive për t’i bindur dyshen.

Ribery thuhet të jetë negociatori kryesor nga ana e ‘Viola’ për të kompletuar transferimin e dy lojtarëve.

Mbetet të shihet nëse ish shokët e skuadrës do të dëgjojnë këshillat e Ribery dhe të kalojnë te Fiorentina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close