Renova ka fituar me rezultat 2:0 Vardarin në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Dy golat për fitoren e skuadrës nga Xhepçishti i realizoi Argjend Gafuri, duke shënuar dy herë nga penalltia në minutat 5 dhe 62-të. Deri në fund të sfidës nuk kishte ndryshime në rezultat, me Renovën që mori fitore dhe tre pikët me plotë meritë.
Renova pas këtij triumfi ngjitet në kuotën e 28 pikë, ndërsa Vardari mbetet në krye të renditjes tabelare me 43 pikë.

