Rekordmeni 75-vjeçar shënon në debutimin profesional

Ezzeldin Bahader, i cili është baba i katër fëmijëve dhe gjyshi i gjashtë nipave, duhet të luajë një lojë më shumë nëse ai do të njihet si lojtari më i vjetër i futbollit.

Ai shënoi në ndeshjen e tij të parë, një penallti për skuadrën e tij ‘6 October’ kundër rivalëve të tyre Genesis, pasi skuadrat barazuan 1-1, duke luajtur 90 minuta pavarësisht faktit se ai u dëmtua, transmeton lajmi.net.

Ai tani duhet të presë ndeshjen e radhës të ekipit më 21 mars në mënyrë që të kalojë rekordin e vendosur nga portieri izraelit Isaak Hayik, i cili luajti vitin e kaluar për skuadrën e ligës së ulët Ironi Or Yehuda në moshën 73 vjeç dhe 95 ditë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close