Real Madrid konfirmon mungesën e madhe për ndeshjen ndaj Valencia

‘Los Blancos’ bëjnë të ditur se ndaj Valencias do të jenë pa shërbimet e 28 vjeçarit spanjoll, Isco Alarcon.

Isco ka pësuar një lëndim muskulor, i cili rrjedhimisht i pamundëson atij paraqitjen në ndeshjen që luhet sonte me fillim nga ora 22:00.

Mesfushori nuk u aktivizua fare në ndeshjen e kaluar të Real Madrid, ku ‘mbretëri’ shënuan fitore 3:1 kundër Eibar.

Mbetet të shihet se si do të rreshtohet sonte Zinedine Zidane, pa shërbimet e Isco Alarcon. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close