Real Madrid jashtë “Retro Matchday” në La Liga

Real Madrid ka vendosur të mos marrë pjesë në iniciativën e LaLiga-s për “Retro Matchday”, ku shumica e skuadrave këtë javë do të zbresin në fushë me fanella të inspiruara nga e kaluara.

Klubi madrilen nuk ka dhënë ndonjë arsye zyrtare të detajuar, por bëhet fjalë për një vendim të brendshëm për të mos u përfshirë në këtë edicion, duke vazhduar të luajë me fanellën aktuale.

Ndryshe nga madrilenët, disa klube të tjera janë përballur me sfida organizative. Për shembull, FC Barcelona nuk është përfshirë për shkak të çështjeve logjistike që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen në kohë të fanellave retro nga sponsori teknik.

LaLiga shpreson që edhe Real Madridi të bëhet pjesë e kësaj nisme në edicionet e ardhshme, që synon të sjellë nostalgji dhe të afrojë tifozët me historinë e klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close