Real Madrid e dëshpëron Zidanen, nuk ka transferim të Mane

Tekniku francez mbetet një tifoz i madh i lojës së Sadio Mane, dhe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta pasur në skuadër.

Por, Real Madrid raportohet se do t’i kërkojë Zidanes që të fokusohet në rritjen e talentit Vinicius Junior, për të hequr dorë nga Mane, përcjell lajmi.net.
Kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka ndryshuar planet e skuadrave në tregun e transferimeve, dhe kësaj nuk ka mundur t’i shpëtojë as Real Madrid.

Los Blancos kanë përjetuar humbje të mëdha financiare gjatë kohës së koronavirusit, dhe shuma e kërkuar nga Liverpool për Manen, është e papërballueshme.

Real Madrid kanë arritur marrëveshje me lojtarët për shkurtimin e pagave deri në 10 për qind, për të ndihmuar klubin që të dalë nga kjo krizë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close