Një fitore në gjysmëfinale ndaj PSG-së, do të bënte që skuadra gjermane të kalonte në finale të Ligës së Kampionëve, pas vetëm 11 vitesh ekzistencë.

E nëse flitet për fitoren historike kundër Atletico Madrid, sigurisht që mendja të gjithëve do t’iu shkojë te paraqitja e Dayot Upamecano.
Mbrojtësi 21 vjeçari pati një paraqitje fantastike, duke u vlerësuar lartë nga mediet sportive.
RB Leipzig mund të jetë krenar për paraqitjen e mbrojtësit të tyre, por sigurisht trishtohen kur e mendojnë se Upamecano ka klauzolë lirimi prej 41 milionë euro në kontratën e tij, dhe pritet të jetë cak i shumë skuadrave këtë verë./Lajmi.net/

