Për skuadrën RB Leipzig, ky ishte barazimi i katërt në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë.

Marko Grujic kaloi mysafirët në epërsi 0-1 që në minutën e 9’. Në minutën e 24’, rezultati i barazua në 1:1, kur shënoi Lukas Klostermann.
RB Leipzig mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 63’, pasi Marcel Halstenberg u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Por kjo nuk paraqiti problem për vendasit e RB Leipzig, që pesë minuta më vonë nëpërmjet Patrik Schick, kaluan në epërsi 2:1.
Për rezultatin 2:2 shënoi polaku Krzysztof Piatek, nga pika e penalltisë.

