Pasi bëri përshtypje në Ligën e Kampionëve me Red Bull Salzburg në gjysmën e parë të sezonit 2019/20, 19-vjeçari u transferua në Dortmund në janar për 17 milionë funte.

Sidoqoftë, Juve u interesua për sulmuesin norvegjez, i cili ka shënuar 13 gola në 12 paraqitje për Dortmundin, por agjenti i tij Raiola ka zbuluar pse Haaland zgjodhi kundër një transferimi në Torino.
”Pse Haaland nuk u transferua te Juventus? Ata do ta vendosnin atë në skuadrën U-23”, tha Raiola për La Repubblica.
Zonja e Vjetër mund të jetë e penduar që nuk nënshkruan me Haaland, i cili është një nga sulmuesit më në formë në ligat më të larta të Evropës.

