Rabotniçki ka barazuar pa gola me Renovën, në ndeshjen hapëse të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Të dyja ekipet nuk prodhuan lojë të mirë në arenën “Todor Proeski”, me çka epilogu final ishte më i realt për të dyja skuadrat. Ndërkohë xhiroja e 16-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 5 takime tjera të cilat do të luhen nga ora 13:00. Shkëndija pret në terren vendas Pelisterin, Struga Trim Lum luan Tikveshin, Skopje takohet me Shkupin, Boreci përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Akademia Pandevi do t’i mat forcat me Bregallnicën.


