Chelsea regjistron një rekord negativ pas humbjes ndaj West Ham

‘Blutë’ pësuan disfatë me rezultat 3-2 si mysafir i West Hamit, pavarësisht faktit se ishin dy herë në avantazh gjatë kësaj ndeshje.

Për mysafirët golat u realizuan nga Thiago Silva e Mason Mount, teksa për vendasit shënuan Lanzini, Bowen e Masuaku me gol fitues në të 88-tën minutë.

Kjo ishte humbja e parë e Chelseas gjersa ishte duke udhëhequr pas pjesës së parë, që nga dhjetori 2018 ndaj Wolves nën Maurizio Sarrin.

‘Blutë’ ishin në një ecuri prej 48 ndeshjeve radhazi pa humbje në Premier Ligë kur ishin duke udhëhequr pas pjesës së parë (40 fitore, 8 barazime), dhe sot ata njoftohen me humbjen gjersa ishin duke fituar pas pjesës së parë.

Me këtë humbje, Chelsea e rrezikon pozitën e parë në tabelë pasi me një fitore potenciale të Man Cityt e Liverpoolit, ata do të bien në pozitën e tretë tabelare. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close