I pari pas Lionel Messit – Pedri prezanton ‘Kopa Trophy’ në ‘Camp Nou’

Skuadra e Barcelonës ka në fondin e saj lojtarin më të mirë në botë (U21) aktualisht.

Pedri Gonzalez është shpallur lojtari më i mirë për të rinj në ceremoninë e France Football, kur pranoi ‘Kopa Trophy’.

Spanjolli është lojtari i parë i Barcelonës, që nga koha e Lionel Messit, që fiton këtë trofe, përcjell lajmi.net.

Mesfushori ishte pjesë kyçe e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës sezonin e kaluar, duke vendosur njëkohësisht rekord paraqitjesh në futbollin evropian.

Pedri nuk do të jetë i gatshëm të kontribuojë sonte ndaj Betis, por ishte aty për të prezantuar trofeun e tij para tifozëve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close