Sipas Foot Mercato, kampionët e Ligue 1, po përgatiten për një tjetër verë me shumë ndryshime në skuadër, dhe një prej transferimeve mund të jetë Lorenzo Pellegrini i Romës, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari ka klauzolë lirimi prej 30 milionë euro, shumë kjo që nuk do të ishte problem për skuadrën e Thomas Tuchel.
Pellegrini ka regjistruar 24 paraqitje për Romën këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar 11 herë.
23 vjeçari është lojtar i dalë nga akademia e Romës, por dy sezone i ka kaluar në fanellën e Sassuolos./Lajmi.net/

