Sipas Ferreros, sezoni mund të vazhdojë vetëm nëse zbulohet një vaksinë kundër COVID-19, dhe se klubet tani mund të përgatiten vetëm për sezonin e ri, dhe jo këtë aktualin.

“Ne do të vazhdojmë të mashtrohemi, dhe mënyra e vetme për t’u siguruar që mund të vazhdojmë sezonin do të jetë nëse del një vaksinë”, ka deklaruar Ferrero, përcjell lajmi.net.
“Po sikur një lojtar futbolli të infektohet me koronavirus, qoftë nëse e dërgojmë në karantinë ose e trajtojmë si lojtar të dëmtuar, mund të presim që edhe lojtarët tjerë të durojnë një muaj në një hotel në izolim”.
“Do të isha i lumtur që të vazhdonim sezonin nëse marrim zgjidhje të pranueshme, por mendoj se më mirë do të ishte t’u drejtohemi përgatitjeve për sezonin e ri”.
Në Serie A kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në përfundimin e këtij sezoni./Lajmi.net/

