Pronari i Olympiacosit në Greqi dhe Notthingham Forest në Angli, Vangelis Marinakis, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus, transmeton lajmi.net.

“Virusi i kohës së fundit më ka ‘vizituar’ dhe ndihem i obliguar ta njoftoj opinionin. Ndihem mirë dhe do t’i marrë masat e nevojshme duke ndjekur këshillat e mjekëve”, shkroi Marinakis në rrjetet sociale.
“I këshilloj bashkëkombësit e mi të bëjnë njësoj. I uroj të gjithëve rikuperim të shpejtë”. /Lajmi.net/


