Presidenti i IOC: Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen, nëse nuk zhvillohet vitin tjetër

Organizatorët lokalë kanë thënë se nuk kanë asnjë plan rezervë pasi ngjarja u shty me një vit për shkak të krizës së koronavirusit.

“Ju nuk mund të punësoni përgjithmonë 3000 deri në 5,000 njerëz në një komitet organizues”, i tha Bach BBC Sport, transmeton lajmi.net.

“Ju nuk mund t’i lëni atletët në pasiguri”.

”Sigurisht, është e vështirë – nëse nuk zhvillohen verën tjetër, Lojërat do të anulohen”, u shpreh ai. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close