Porto fiton titullin e 29-të në Portugali

Skuadra e Portos ka siguruar titullin këtë sezon në Superligën e Portugalisë. Me fitoren ndaj Sporting Lisbonës me rezultat 2:0, Porto siguroi titullin e 29 të histori të klubit, duke bërë diferencën 8 pikë me rivalin Benfikën dy xhiro para-fundit. Ish mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka festuar titullin e dytë në tre vitet e fundit në Portugali.

“Ky ekip duhet të përgëzohet për atë që ka bërë, dhe jo vetëm në këtë ndeshje. Sporting kanë qenë në formë shumë të mirë, por ne dinim si të eliminonim pikat e tyre të forta. Ky është fundi i një punë të madhe”, ka thënë Pepe.

Për këtë sezon Benfika do të përfundojë në vendin e dytë të renditjes si nënkampion i Portugalisë, pasi mbrëmë fitoi përballë Gimereshit, ndërsa në vendin e tretë mbetet Sportingu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close