Mirante është asimptomatik, dhe është lojtari i vetëm pozitiv në Serie A, raporton Tuttomercatoweb, përcjell lajmi.net.

“Përshëndetje të gjithëve, siç disa mund ta dini, unë jam pozitiv në COVID-19”, ka shkruar Mirante.
“Unë dua t’ju tregoj juve që jam mirë, nuk kam simptoma dhe ndihem mirë”.
“Jam i izoluar. Shpresoj të rikuperohem shpejt dhe të filloj përgatitjet me shokët e skuadrës sa më shpejt që është e mundur”.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar mua”./Lajmi.net/

