Ish-portieri i Anglisë, 33 vjeç, ishte në treg pas largimit nga Burnley në fund të sezonit të kaluar, dhe ai doli si një objektiv për menaxherin e Spurs, Jose Mourinho të dielën në mbrëmje.

Mourinho dëshiron që Hart të forcojë kuotën e lojtarëve britanikë, raporton talkSport, transmeton lajmi.net.
Klubeve të Premierligës u lejohen vetëm 17 lojtarë të huaj në skuadrat e tyre me 25 sosh, dhe Tottenham aktualisht ka më shumë seç duhet lojtarë jobritanik.
Hart ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Spurs. /Lajmi.net/


