Portieri i Atalantës me COVID-19 për më shumë se një muaj

Portieri i Atalantës, Sportiello testoi pozitiv për herë të parë më 20 mars, dhe testimi i së mërkurës tregoi se ai nuk është shëruar ende.

Në provën e parafundit, ishte doli negativ, por, ajo që duhet të bëhet në fund, që do të konfirmonte shërimin, i doli sërish pozitiv.

Pavarësisht nga periudha e gjatë e infeksionit, portieri i Atalantës po ndihet mirë dhe është në izolim në shtëpinë e tij.

Sportiello ishte pjesë e skuadrës së Atalantës në ‘Mestalla’ kundër Valencias në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, e po ashtu edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘San Siro’, që po konsiderohet si ‘bombë biologjike’ kur bëhet fjalë për koronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close