Sot gjatë mbrëmjes është zyrtarizuar kalimi i Jaap Stam te Cincinnati, me holandezin që kërkon një aventurë të re në stol.

Megjithatë, talljet kanë plasur në rrjetet sociale me skuadrën e Cincinnati, pasi në zyrtarizimin e tyre, ata kanë ngatërruar fotografinë, transmeton lajmi.net.
Në lajmin ku flitej për ardhjen e Jaap Stam, në fotografi ishte një person që i ngjasonte holandezit, por nuk ishte holandezi.
Postimi qëndroi për dy orë në faqen zyrtare të Cincinnati. Kjo kohë ishte e mjaftueshme që kjo të bëhej virale.
Tashmë njerëzit po postojnë foto të emrave si Arjen Robben, por edhe personave të tjerë, me mbishkrimin “Mirësevjen Jaap Stam”. /Lajmi.net/

