Oferta kishte qenë në ajër për disa muaj dhe Pirlo dëshironte ca kohë të mendonte për të.

Gianluca Di Marzio pretendon se mbrëmë ish-mesfushori tani e ka pranuar dhe do të shoqërohet nga ish-shoku i skuadrës Roberto Baronio si ndihmës menaxher i tij, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Juventus U23 luan në Serie C dhe javën e kaluar fitoi Kupën e Italisë të kësaj kategorie.
Pavarësisht asaj fitoreje, trajneri Pecchia nuk do të jetë në stol mandatin tjetër, i zëvendësuar nga Pirlo në rolin e tij të parë drejtues. /Lajmi.net/

