Pioli flet pas humbjes nga Genoa

“Është e qartë, të luash pa tifozë nuk është futboll. Kjo është e vërteta për të gjitha skuadrat, madje edhe më shumë për nikoqirët”, i tha trajneri DAZN pas humbjes 2-1, përcjell lajmi.net.

“Përveç gjithë kësaj, ne patëm shansin të provonim cilësinë tonë, se kishim forcë t’i kalonim të gjitha këto çështje dhe përsëri t’i fitonim ato, por ne nuk fituam, dhe kryesisht ishte faji ynë”.

“Kur lamë terrenin tonë të stërvitjes në autobus për të arritur këtu, Parma-SPAL ende nuk ishte nisur dhe ne nuk e dinim nëse ndeshje do të luhej. Është e qartë, kjo nuk ishte e dobishme, por ne ishim në të njëjtën situatë si kundërshtarët tanë, kështu që përsëri, kjo nuk mund të përdoret si alibi”.

“Sa i përket asaj nëse Serie A duhet të vazhdojë, ka njerëz që dinë shumë më tepër për situatën sesa unë”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close