Pesë futbollistë me COVID-19 te Gjilani

Pas anulimit të ndeshjes së Dritës me Linfield shkaku i rasteve me COVID-19 te skuadra kosovare, është tani skuadra e Gjilanit, që po ballafaqohet me të njëjtin problem.

Te Gjilani, pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë, para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e Gjilanit kundër Tre Pennes të San Marinos luhet më 20 gusht.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në testet që UEFA i zhvillon para ndeshjeve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close