Përfundojnë pjesët e para: Lazio në avantazh kundër Lokomotivës së Moskës, pa gola mes Marseilles dhe Galatasarayt

Skuadra e Lazios është duke e mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Toma Basic ishte ai që hapi serinë e golave në min e 13’ pas një asistimi të Pedro Rodriguezit.

Ekipi italian nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme në kërkim të goli të dytë.

Ishte Patric Gabarrano ai që dyfishoi epërsinë në min e 38’ pas asistimit të Luis Albertos.

Në min e 42’  për Lazion në lojë u inkuadrua futbollisti kosovar, Vedat Muriqi që zëvendësoi Ciro Immobilen.

Në duelet tjera West Hami po mposht Rapidin e Vienës 1-0 me golin e Declan Rice, ndërsa nuk ka ende gola në derbin mes Marseilles dhe Galatasarayt. /Lajmi.net/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close