Chelsea vazhdon bisedimet me Rudiger për vazhdimin e kontratës

Antonio Rudiger ka kontratë të vlefshme me Chelsean vetëm deri në qershor të vitit 2022, shkruan lajmi.net.

“The Blues” prej kohësh kanë nisur bisedimet me agjentët e futbollistit për të nënshkruarë një marrëveshje të re afatgjate.

Mbrojtësi po kërkon një pagë të lartë për të nënshkruarë kontratën e re, dhe palët ende nuk kanë arritur akordin.

Gjiganët evropian Bayern Munich dhe Real Madrid janë duke vëzhguar situatën e mbrojtësi dhe janë të gatshëm të hidhen në sulm për transferimin e tij, nëse ky i fundit refuzon të nënshkruajë kontratën e re.

Thuhet se Rudiger është i lumtur te Chelsea nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel, por momentalisht të gjitha opsionet janë të hapura për të. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close