Mbyllet pjesa e parë, Tottenhami në epërsi solide ndaj Murës

Tottenham Hotpsur është duke fituar 2-0 kundër Murës pas 45 minutave të para, shkruan lajmi.net.

Vendasit e nisën me dominim qysh në fillim dhe fituan një penallti që e konkretizoi në gol Dele Alli në min e 3’.

Ekipi anglez vazhdoi me lojë të bukur dhe dyfishoi epërsinë në min e 8’ përmes Giovanni Lo Celsos.

Edhe në vazhdim Spurs ishin më të mirë me raste dhe në posedim të topit, ndërsa ekipi i Murës nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë pjesë.

Pavarësisht rasteve tjera gola më nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 2-0.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që kanë nisur në ora 21:00 në Ligën e Konferencës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close