Përfundimi i parakohshëm i kampionatit i shkakton telashe yllit të Monacos

Mesfushori u pezullua për gjashtë muaj në fillim të këtij viti për shtytjen e një gjyqtari gjatë fitores së Monacos ndaj Nimes.

Tani, sidoqoftë, për shkak të mbarimit të parakohshëm të sezonit të sjellë nga Covid-19, çdo pezullim para pushimit të detyruar do të llogaritet vetëm midis 13 marsit dhe 30 qershorit.

Kjo ka të ngjarë që pezullimi të fillojë të llogaritet përsëri nga korriku, që do të thotë se Martins do të humbasë fillimin e sezonit 2020/21 në Francë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close