Don Balon raporton se ‘Los Blancos’ janë të lidhur me një veprim veror për anësorin e Tottenham, Son Heung Min, përcjell lajmi.net.

Është presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, që është një admirues i madh i Son, i cili vazhdon të paraqitet në nivele të larta te skuadra angleze.
Transferimi i Son nuk do të jetë i lehtë për Realin, pasi Tottenham nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat më të vogla se 150 milionë euro.
Son te Tottenham është transferuar në vitin 2015 nga gjermanët e Bayer Leverkusen./Lajmi.net/

