Për hatër të Premierligës, UEFA mund të shtyjë afatin e fundit për planin e rifillimit të kampionateve

Presidenti i organit drejtues evropian Aleksander Ceferin informoi klubet muajin e kaluar për datën e fundit, duke kërkuar një plan që përfshinte një datë për rifillim dhe formatin për të përfunduar ndeshjet e mbetura.

Por me ‘Projektin Rifillimi’ të PL jo më afër takimit të së hënës ka shqetësime në rritje që ata do ta humbasin atë datë, përcjell lajmi.net.

Klubet angleze kanë vendosur për një votim përfundimtar për rifillimin të hënën, por çështja është përkeqësuar me vendimin e Kryeministrit për të lejuar që ndeshjet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura nga 1 qershori.

Kjo veprim erdhi me një vërejtje të konsiderueshme që data mund të tërhiqet prapa nëse kriza e koronavirusit përkeqësohet – me gjasë duke e bërë të pamundur plotësimin e afatit fillestar të UEFA-s.

Sidoqoftë, UEFA pranon çështjet komplekse me të cilat përballen dhe janë të prirur të mos shtojnë presion në një situatë tashmë delikate. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close