Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola shprehi mbështetje për lojtarin nga Ukraina, Zinchenko.

“Kam folur privatisht me Zinchenkon. Është një situatë e vështirë për të gjithë botën. Por ai është një djalë i fortë dhe është gati të përballet kundër Evertonit”, ishin fjalët e Guardiolës.
Ai gjithashtu tha se ukrainasi ka mbështetjen e tij dhe të gjithë ekipit.
“Ekipi është afër tij sigurisht. Ai e ka mbështetjen tonë normalisht pasi ne jetojmë së bashku çdo ditë”, shtoi tutje trajneri.
Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar trazira në të gjithë botën.

