Cristiano Ronaldo ka pranuar se “nuk kanë mbetur edhe shumë vite” që ai të mund të luajë, por për këtë kohë që është dëshiron të fitojë trofe.

Pesë here fituesi i Topit të Artë është i vetëdijshëm se vitet po kalojnë, por ai pretendon të luajë deri në moshën 40 vjeçare.
“E di që nuk kam shumë vite që do luajë, katër apo pesë të tjera. Do të shohim por unë dua të fitojë edhe shumë trofe”, ishin fjalët e portugezit
Pavarësisht se sulmuesi ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, ambicia për të fituar më shumë edhe përkundër vitet qëndron e njëjtë.

