Pele: Të gjithë e dinë kush është më i miri në histori të futbollit

80 vjeçari, sa herë që paraqitet në publik, pyetet për më të mirin e historisë së futbollit.

Sot në botë, ka mendje të ndara në mendime të ndryshme, që si më të mirin përmendin Pelen, Diego Maradonën, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Është një pyetje e vështirë se kush është lojtari më i mirë në histori”, u përgjigj Pele, përcjell lajmi.net.

“Zico, Ronaldinho, Ronaldo, Cruyff. Unë mendoj se Pele është më i miri. Ata të gjithë i krahasojnë me mua”.

Në pyetjen se sot kush është më i miri, Pele u përgjigj: “Cristiano Ronaldo akoma. Por nuk duhet harruar edhe Messin”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close