Lufta për mbijetesë në Bundesligë e skuadrës gjermane dhe rënia eventuale në një kategori më poshtë, do të bënte që Milot Rashica të kërkojë një tjetër skuadër.

Rashica është lojtari kryesor i Werder Bremen në dy sezonet e fundit, me paraqitje të mira individuale.
Agjenti i tij, Altin Lala, ka deklaruar se shitja e Rashicës jashtë Gjermanisë, do të kushtonte 38 milionë euro, edhe pse bën të qartë se e ardhmja e futbollistit nuk dihet.
“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare”.
“Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro”, ka thënë Lala./Lajmi.net/

