Pas Hakimit, ky do të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet Interit

Pas transferimit të Achraf Hakimit, Inter janë në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Chelsea, Emerson Palmiero.

‘Zikaltërit’ kanë paguar 45 milionë euro për transferimin e Hakimit, i cili do të udhëheq krahun e djathtë të Interit.

Tani, sipas Sky Sport, Antonio Conte dëshiron që Emeron të jetë lojtari që do të mbulojë krahun e majtë, dhe ka udhëzuar drejtuesit e klubit që të vihen pas tij.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, thuhet se negociatat për 25 vjeçarin e Chesleas kanë filluar.

Ish mbrojtësi i Romës, kishte ndjekur Conten në ‘Stamford Bridge’ në janar të vitit 2018 për 20 milionë euro./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close