Pas 11 vitesh pritje, Velez Sarrfild është kampioni i Argjentinës

Me fitoren në sfidën direkte ndaj Hurakanit, skuadra e Velez Sarsfield arkëtoi titullin e kampionit në kampionatin e Argjentinës në futboll. Është trofeu i 11-të i kampionatit për klubin nga Buenos Aires dhe i pari pas një pauze prej 11 vitesh.

Në prag të raundit të fundit, tre skuadra kishin një shans për titull, dy prej tyre u takuan kundër njëri-tjetrit, dhe i treti – Taleres humbi në shtëpi nga Nju Old Bojs me 1-3 dhe vulosi fatin e vet.

Hurakan mund të ishte kampion, por humbi nga Velezi dhe fitoi vetëm vendin e katërt. Klaudio Akuinjo hapi rezultatin në minutën e 30-të dhe shkaktoi eufori në stadiumin “Hoze Amaltifani”, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë Fernandez vulosi fitoren me goline  dytë.

Kujtojmë se Velez Sarsfield është klubi i gjashtë me më shumë trofe në kampionatin argjentinas me 11 trofe. Në vend të parë është River Plate me 38, dhe e dyta është Boka Xhunior me 35 tituj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close