Parma konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Skuadra e Serie A, ka konfirmuar se kanë një anëtar të infektuar me COVID-19, por nuk bëhet fjalë për futbollist.

“Parma raporton se seria e fundit e testimeve zbuloi një rast me COVID-19 (jo futbollist)”, thuhet në deklaratë, përcjell lajmi.net.

“Subjekti plotësisht asimptomatik u izolua menjëherë në përputhje me direktivat federale dhe ministrore”.

“Parma gjithashtu njofton se të gjithë anëtarët e tjerë të grupit kanë dalë negativ në testet për COVID-19, dhe kanë filluar izolimin në Qendrën Sportive”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close