Sipas të përditëshmes franceze, “Le Figaro”, lojtarët janë të përçarë sa i përket tratativave me klubin për reduktimin e pagave te PSG.

Në fakt, prej një muaji drejtuesit e PSG-së kërkojnë që futbollistët të heqin dorë nga një pjesë e të ardhurave të tyre në mënyrë që të zbutet kriza financiare e shkaktuar nga ndërprerja e sezonit. Në grupin e parë ku bëjnë pjesë lojtarë si Mbape janë solidarë dhe të gatshëm të reduktojnë deri në 70% pagat e tyre.
Por kjo ide përballet me kundërshtimin e klanit tjetër të udhëhequr nga kapiteni Thiago Silva. I cilësuar si grupi brazilian, në të bëjnë pjesë ata që janë edhe disa prej futbollistëve më të paguar të PSG-ja si Neymar apo Maquinhos. Ata nuk duan të heqin dorë nga të ardhurat e tyre sipas kontratës.
Si pasojë e kësaj, duke qëndruar në atë që raporton prestigjozja franceze, atmosfera në klubit parizien nuk është aspak e mirë. Drejtuesit kërkojnë të arrihet sa më shpejt në marrëveshje për të rikthyer qetësinë përpara ndeshjeve në Ligën e Kampioneve që do të luhet në gusht.

