Njoftimi është bërë në takimin e djeshëm të Këshillit Federal, me Serie D që nuk do të rifillonte për sezonin 2019/2020.

Organi drejtues i ligës jo profesionale ka pranuar të përfundojë sezonin me tabelat aktuale.
Nëse ky propozim miratohet nga Këshilli Federal, Palermo në sezonin e ri do të garojë në Serie C.
Palermo e nisi këtë sezon në Serie D, pasi klubi shpalli falimentimin.
Këtë sezon, skuadra që në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, renditet në vendin e parë në Serie D në grupin I, me 63 pikë pas 26 xhirove./Lajmi.net/

