Skuadra e Real Madrid duhet të balancojë arkat e skuadrës, prandaj nuk pritet që ata të kryejnë transferime gjatë verës.

Përkundrazi, ‘Los Blancos’ pritet të aktivizohen vetëm për të shitur lojtarë, në mënyrë që të rrisin fondet e skuadrës.
‘Marca’ raporton se Real madird duhet të grumbullojnë deri në 180 milionë funte, kështu që nuk pritet ndonjë blerje nga ta.
Madrilenët synojnë të ndajnë rrugët me emra si Gareth Bale e James Rodriguez.
Gjatë javës së kaluar ata kanë shitur edhe kartonin e Achraf Hakimi, por këta tre emra mund të mos mjaftojnë.

