Ter Stegen pa asnjë dyshim ka qenë më i miri te skuadra e Barcelonës këtë edicion, pas Lionel Messi.

Skuadra e Barcelonës njofton se Ter Stegen duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë.
Operimi do të kryhet nga Dr. Ramon Cugat, nesër.
Është masë që duhet marrë për të parandaluar përkeqësimet dhe që portieri në të ardhmen mos të ketë irritime gjatë sezonit.
Mungesa e Ter Stegen në fillim të sezonit do të ishte mungesë e madhe për Barcën.

