Nuk ka reduktime të pagave te Chelsea

Bisedimet mbi atë nëse duhet reduktuar pagat ose jo, kanë qenë tema kryesore te skuadra e Chelsea që nga përhapja e pandemisë Covid-19.

Bisedimet e gjata, të udhëhequra nga bordi drejtues dhe kapiteni Cesar Azpilicueta, tashmë kanë marrë një epilog.

‘Blutë’ kanë vendosur që masat për reduktimin në paga janë të panevojshme, transmeton lajmi.net.

Konfirmimin për këtë vendim e ka dhënë edhe faqja zyrtare e Chelsea, me anë të një komunikate zyrtare.

Mbetet të shihet se si ky vendim do të ndikojë në ekonominë e skuadrës së Chelsea, kur kemi parasysh se shumë skuadra të mëdha kanë reduktuar pagat, për të shmangur ndonjë kolaps të mundshëm ekonomik. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close