Fidan Aliti është pranë kalimit kampionatin turk. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut është pjesë e Kalmar në kampionatin suedez, por kërkohet me ngulm nga Fenerbaçe. Gjigantët turk e shikojnë mbrojtësin e Kosovës si lojtarin e duhur për repartin e mbrojtjes dhe janë gati të bëjnë ofertën e tyre.

Media tyurke “Ajansspor”, bën me dije se për të bindur Alitin është angazhuar edhe Vedat Muriqi pasi të dy janë shokë skuadre te Kosova. Mbrojtësi shqiptar ka kontratë deri në vitin 2022 me Kalmar, por aventura e tij në Suedi mund të mbyllet para kohe.

